Kemi nevojë urgjente për tampona dhe kite
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i bën thirrje qeverisë të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet se vendi jonë ka nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme për kryerjen e analizave.
Sipas Gjoshës, Edhe qytetarët me simptoma të lehta mund të jenë positiv me koronavirus.
Kujtojmë që numri i të prekurve në Shqipëri ka arritur në 55, pasi ditën e sotme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 4 raste të reja.
Postimi i plotë:
Në këto ditë të vështira ku shqetësimi qytetar është i pashmangshëm, thirrja e drejtë për drejtë për qeverinë, është të testojë sa më shumë qytetarë që kanë simptomat e Covid-19!
Ne kemi nevoja emergjente për tampona dhe të gjitha kitet e nevojshme për kryerjen e analizave! Edhe qytetarët me simptoma të lehta mund të jenë positiv me Covid, ndaj është emergjencë të testohen të gjitha rastet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



