E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kemi raportime vdekjesh pasi kanë marrë vaksinën”/ Rama i përgjigjet Bashës: Luli është me fatkeqësinë, varet kokë e këmbë nga…
Publik News

“Kemi raportime vdekjesh pasi kanë marrë vaksinën”/ Rama i përgjigjet Bashës: Luli është me fatkeqësinë, varet kokë e këmbë nga…

Për gazetarët Rama u shpreh se Basha po flet pa asnjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik. Ndërsa tha se kreu i PD është gjithmonë me fatkeqësinë, deklaroi se  varet kokë e këmbë nga Sali Berisha.

“Çfarë mund të komentoj unë për këtë, kjo është thjesht një e re që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe tabori i krushqeve janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin. Arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi, thjesht për të përhapur panik, per te mbajtur këngë te përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë, sepse këta janë ata. 

Vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo. U bë gjithë ajo zhurmë për AstraZenecën dhe vaksinimi me AstraZenecen vazhdon kudo. Ne vazhdojmë vaksinojmë, ata infektojnë, ne sensibilizojmë për vaksinimin, ata sensibilizojnë për mos vaksinimin, një turp i madh që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra covid kudo ku shkel. “, tha ndër të tjera Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.