E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kemi video ku tregohet sesi vidhen votat nga socialistët e Ramës”
Politikë

“Kemi video ku tregohet sesi vidhen votat nga socialistët e Ramës”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar videon e publikuar sot ku kryebashkaku i Durrësit, Vangjush Dako ndodhet në një tavolinë me vëllezërit Avdylaj.

Salianji tha se kjo është një provë e qartë që Rilindasit kanë ardhur në pushtet vetëm me vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin.

Ndërkohë Salianji deklaroi se edhe për një qytet tjetër ka prova dhe video ku rilindësit gjenden krahë për krahë me bandat.

“Çështja kryesore e debatit publik e 5 viteve të fundit janë vjedhja e zgjedhjeve, rënia e demokracisë. Ne kemi larguar Prengën, Ndokën, Roshin pa diskutim. Por nuk duhet harruar se si unë ja kam nxjerrë Dakos këto që dalin sot, videon ku ai është në tavolinë me 7 persona të dënuar. Kjo tregon se jo vetëm ka rënë institucioni i zgjedhjeve, por këta kanë përdorur edhe policinë e shtetit për të mbrojtur këta persona.

Unë nxora Durrësin, por është edhe një qytet tjetër që PD ka marrë 33 për qind më shumë vota, që është qyteti i Korçës, ku shihen në video persona të dënuar që vjedhin vota. Unë ia kam thënë edhe drejtorit të policisë, se çfarë po ndodh,, ai më ka thënë që nuk kemi kapacitet që të ndalojmë vjedhjen e votave”, deklaroi Salianji.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.