Këngëtares i fusin duart poshtë minifundit në mes të skenës
Një moment i papërshtatshëm ka tronditur koncertin e këngëtares së njohur Halsey, ku artistja u ngacmua seksualisht nga një fanse.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Halsey duke performuar në skenë, ndërsa një vajzë nga publiku i afrohet dhe e prek në pjesët intime. Roja e sigurisë ndërhyn menjëherë dhe largon fansen, ndërsa Halsey vazhdon performancën, dukshëm e tronditur nga situata.
Pamjet, të filmuar nga një spektator dhe postuar në Twitter (X), kanë shkaktuar një valë reagimesh të ashpra nga fansat. Shumë prej tyre e kanë dënuar aktin si “ngacmim të pastër” dhe kanë kërkuar respekt dhe siguri më të madhe për artistët gjatë performancave live.
“Nuk ka justifikim për këtë sjellje. Të prekurit e një personi pa pëlqimin e tij është sulm,” shkroi një përdorues në Twitter.
Disa fansa kanë shkuar më tej, duke identifikuar vajzën që shfaqet në video dhe duke kërkuar që ajo të mbajë përgjegjësi për veprimin e saj. Ngjarja ka ndezur gjithashtu një debat të gjerë mbi sigurinë e artistëve dhe kufijtë e sjelljes së fansave gjatë koncerteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



