E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtaret shqiptare “rrëmbejnë” nominimet kryesore në muzikën botëtrore
Publik News

Këngëtaret shqiptare “rrëmbejnë” nominimet kryesore në muzikën botëtrore

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha duket se na kanë bërë sërish krenarë me talentin e tyre të jashtëzakonshëm që tashmë e njeh e gjithë bota.

Dy yjet shqiptare të muzikës botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë siguruar disa nominime për çmimet e famshme të muzikës botërore “iHeartRadio 2023”.

Dua Lipa deri më tani është më e nominuara dhe garon për 7 çmime.

Ndër to përmendim ‘Artisten e Vitit”, këngën më të mirë Dance apo për bashkëpunimin më të mirë.

Lipa garon në këtë kategori me hitet “Cold Heart” me Elton John dhe “Sëeetest Pie” me Megan Thee Stallion.

Bebe Rexha është nominuar për këngëtaren më të mirë Dance.

Kënga e saj e risjellë me David Guetta “I’m good blue” e ka nominuar ate e për ripërpunimin më të mirë muzikor të vitit.

Edicioni i dhjetë i çmimeve “iHeartRadio 2023” do të mbahet më 27 Mars në Los Angeles

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.