Këngëtari i njohur diagnostikohet me kancer
Këngëtari i njohur, Don Omar ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. Ai e bëri njoftimin në një postim në Instagram të hënën, por 46-vjeçari nuk ka treguar asnjë detaj për llojin e kancerit apo trajtimin që po merr.

46-vjeçari nga Puerto Rikan ka postuar një foto të dorës së tij me një rrip identifikues nga spitali Orlando Health.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer. Urimet e mira janë të mirëpritura”, tha Don Omar, duke shtuar:“Shihemi se shpejti”.

Omar përfundoi pjesën e parë të turneut të tij Back To Reggaeton nëpër SHBA dhe Kanada në prill dhe do të fillojë pjesën e dytë në gusht. Deri më tani turneu i tij nuk është anuluar.
Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landron Rivera, u bë i njohur në fillim të viteve 2000.
Ai ka publikuar tetë albume në studio që nga viti 2003 dhe është nominuar për Latin Grammy Awards 13 herë, duke fituar dy herë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



