E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtari i njohur merr vendimin drastik
Publik News

Këngëtari i njohur merr vendimin drastik

Michael Buble do të heqë dorë nga muzika.

Këngëtari i cili ka fituar çmimin Grammy ka marrë vendimin për ti dhënë fund karrierës së tij.

   Kanë kaluar 2 vite që nga koha që djali 3-vjeçar i tij, Noah, u diagnostikua me kancer në mëlqi.

Që nga ajo kohë ai ka bërë disi më mirë, por këngëtari me sa duket e ka marrë këtë vendim për t’u përkushtuar më shumë me familjen e tij.

Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato folën për diagnozën e Noah dhe se si ndikoi në familjen e tyre.

Për Daily Mail Weekend ai tha:

Ajo që ne kaluam ishte gjëja më e keqe që mund të dëgjoni nga një prind dhe ndoshta nga një qënie njerëzore. Do të doja që në vend të tij të isha unë. E dëshiroja, shumë herë dëshiroja të isha unë në vend të djalit.”

Ai madje nuk guxonte të përmendte emrin spital, por vendosi ta quajë me një emër tjetër, si “hotel argëtues’.”

Artisti do të lëshojë albumin e tij të 10 më nëntor, por nënkuptoi se do të ishte i fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.