Këngëtari i njohur kosovar Shkëlzen Jetishi ka publikuar sot një video nga ambientet e jashtme të shtëpisë së tij në Gjakovë, pasi ka përfunduar dhe periudhën e vetëizolimit.
“Miq, dashamirë, fansa,
Sot mbarova vetizolimin dhe jam shumë mirë si çdo ditë.
Ju përshendes të gjithëve duke ju kërkuar që të rrini sa më shumë në shtëpitë tuaja.
Do ja dalim! Shkelzen Jetishi”, shkruan këngëtari ndërsa publikon dhe një video.
Shkëlzen Jetishi është detyruar nga Policia një javë e gjysmë më parë të qëndroj i mbyllur në shtëpi pasi ka qenë në shoqëri me këngëtarin tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.



