E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtari “shpërthen” ndaj muzikës së Mozzik, por ja përgjigjja epike e reperit
Publik News

Këngëtari “shpërthen” ndaj muzikës së Mozzik, por ja përgjigjja epike e reperit

Një deklaratë e këngëtarit Sinan Vllasaliu kundrejt reperëve, Mozzik dhe Don Xhon, për këngën e tyre të re u shpërnda shumë në rrjetet sociale, teksa pa frikë mund të themi se është bërë virale.

Ai u shpreh gjatë një interviste për mediat, se teksti i dy artistëve është “turp i botës”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment.”– u shpreh Sinani.

Por siç duket Vllasaliu nuk ka mbetur pa përgjigje.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i reperit te njohur, Mozzik, i cili me anë të një komenti në Facebook u shpreh se këngëtarin do ta ftojë në synetin e të birit.

“Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari.” – tha Mozzik.
Ndërsa, deri më tani akoma nuk është bërë një replikë nga reperi tjetër i përfshirë në ngjarje, Don Xhoni, sepse këngën e kishin së bashku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.