Këngëtarja Anjeza Shahini, pret të bëhet nënë
Ajo njihet për vokalin e zërit dhe për prezantimin e denjë që i ka bërë Shqipërisë në Eurovision. Anjeza Shahini është larguar disi nga vëmendja e publikut që pas martesës me bashkëshortin e saj.
Mirëpo me sa duket të reja të bukura vijnë nga jeta e këngëtares.
Kjo pasi Anjeza është shtatzënë dhe këtë e ka publikuar ajo vetë. Duke u kërkuar ndjesë fansave që s’ka qenë aktive në Instagram, Anjeza ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka veshur njëpalë rroba plazhi trupore ku shkruhet:
Duket i madh barku im me këtë?”.
Anjeza ka zbuluar se është 20-javëshe shtatzënë dhe krahas fotos ka shkruar:
Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”.
Këngëtarja është e martuar prej 3 vitesh me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



