E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare bën gjestin e bukur për të prekurit e tërmetit
Publik News

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare bën gjestin e bukur për të prekurit e tërmetit

Shqiptarja me origjinë nga Mali i Zi Enisa Nikaj ka lindur në Brooklyn dhe ka nisur të këndojë që në fëmijëri.

Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet 100% shqiptare dhe është krenare për origjinë e kulturën e saj.

Këtë e ka treguar dhe së fundmi pas ngjarjeve të tërmeti të datës 26 nëntor.

Enisa i ka dedikuar një këngë të veçantë të prekurve  nga ky tërmetit  dhe ka njoftuar se 100% e fitimeve të këngës do të shkojë për ta.

“Something Beautiful (Na jena një)” titullohet kënga e cila për dy ditë ka arritur mijëra klikime në Youtube.

‘E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”- shkruan Enisa në postimin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.