E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja e njohur tregon hapur dëshirën për të vrarë veten
Publik News

Këngëtarja e njohur tregon hapur dëshirën për të vrarë veten

Së fundmi në një intervistë të dhënë për The Gayle King Grammy Special ajo foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.
“Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë.” tha këngëtarja, duke zbuluar se këngët e saj kanë lidhje me jetën e saj personale.
Ajo tregoi se fama po e pengonte shumë dhe fakti që nuk mund të dilte pa rënë në sy e shqetësonte.
“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

“Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”
Bill shtoi se në një prej këngëve të saj e tregon hapur dëshirën që kishte për të vrarë veten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.