Këngëtarja shqiptare e pranon në emision: “Majk më ka ngacmuar”
Diçka e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Ana Kabashi, ndërsa ajo e ka treguar këtë rast në emisionin “Glamour zone”.
E pyetur nga moderatorja nëse i ka ndodhur të ketë ngacmime nga kolegët dhe për më tepër të përmendi emrat e tyre, Ana zgjodhi një emër: reperin Majk.
Megjithatë, ajo u mundua të sqaronte se mes tyre s’kishte ndodhur asgjë dhe për më tepër shtoi se ata tashmë janë miq të mirë.
“Kam shumë raporte të mira tashmë me të, nuk i kam thënë ‘Pse më ke ngacmuar ti mua’. Është Majk, janë ndoshta shumë të tjerë të estradës. Me Majk nuk kemi asgjë, as rivalitet. Por të ngacmojnë njerëzit. Mu kujtua Majk tani, por ka plot njerëz që të ngacmojnë, normale siç ngacmojnë çdo femër.”- rrëfeu Ana.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



