Ditën e djeshme lajmi se fituesja e “Gjeniut te vogël” Inis Neziri, po shkëlqente në festivalin ndërkombëtar “New Wave” në Rusi u përhap menjëherë në mediat shqiptare.
Inis i bëri të gjithë për vete me zërin e talentin e saj dhe i mundi të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit!
Në finale këngëtarja u prezantua me këngën “E theve” të kënduar në shqip duke fituar vendin e parë në Rusi dhe duke lënë pas shumë shtete të tjera.
Ajo mori 281 pikë duke na bërë të gjithëve mëse krenarë. Urime Inis!/News31.al



