E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, mos u shqetësoni
Publik News

Keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, mos u shqetësoni

Format dhe llojet e këmbës janë nga më të ndryshmet dhe janë pikërisht gishtat ata që përcaktojnë nëse këmba duket bukur apo më pak e hijshme.

Ka disa njerëz të cilët gishtin e dytë e kanë më të gjatë se i pari, e mbase ky fakt edhe i pengon apo i bën të mendojnë se është defekt, por ja që e vërteta është ndryshe.

Një nga këmbët më të famshme në historinë e artit është ajo e Venerës së Botiçelit.

Simbol i bukurisë, u pikturua nga artisti i famshëm pikërisht me gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se i pari, një trend tipik i artit klasik grek.

Gishti i dytë më i gjatë e bënte figurën më harmonike, ishte simbol perfeksioni, sipas kritikëve të estetikës të asaj kohe.

Prandaj të gjithë ju që e keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, mos u shqetësoni.

Ju jeni thjesht perfektë…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.