E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keni kujtesën e dobët? Studiuesit tregojnë zgjidhjen që ju duhet
Lajme

Keni kujtesën e dobët? Studiuesit tregojnë zgjidhjen që ju duhet

Edhe pse truri i njeriut peshon gati 1 kilogramë e gjysmë dhe është pak a shumë sa një portokall i madh, ai ka rreth 100 miliardë neurone ose qeliza nervore, të cilat krijojnë një rrjet pafundësisht të ndërlikuar. Vetëm një neuron mund të lidhet me 100.000 të tjera.

Ky rrjet i jep trurit aftësinë të përpunojë e të ruajë një sasi marramendëse informacioni. Sigurisht, vështirësia është që njeriu të kujtojë informacionin kur i duhet.

Puzzles fjalëkryq dhe stërvitje janë vetëm disa nga zakonet që përmirësojnë kujtesën. Por, për t’i dhënë me të vërtetë një ndihmesë trurit, dueht të bëni këtë: Studiuesit nga Universiteti i Waterloo në Kanada kanë zbuluar se cila mund të jetë mënyra më e lehtë për të përmirësuar kujtesën tua.

Studimi tyre, botuar kohët e fundit në revistën Memory, sugjeron që leximi me zë të lartë mund të rrisë aftësitë tuaja deri në 15 përqind. Ndihmesa të tjera të jashtme janë:

Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.