E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Keni marrë peng shkollën!” Dekani i Juridikut- studentëve: I keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj këtij procesi… ku do shkoni ju?
Uncategorized

“Keni marrë peng shkollën!” Dekani i Juridikut- studentëve: I keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj këtij procesi… ku do shkoni ju?

Studentët e Universiteteve të Tiranës vijojnë bojkotin e mësimit dhe ngujimin në ambientet e Fakulteve.

Gjatë një takimi me studentët e Juridikut, deklani i këtij Fakulteti, Artan Hoxha u ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë peng shkollën.

Hoxha nga zyra e tij, në mbledhjen me disa studentë ka deklaruar se në ato ambiente gjendet pasuria e fakultetit.

Dekani është shprehur:

Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”.

Risjellim në vëmendje se protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit të viti të kaluar, por u ndërpre për disa ditë në festat e fundvitit.

Studentët u rikthyen sërish në muajin janar ku protesta ka marrë përmasa edhe më të mëdha, krahas bojkotit studentët edhe sot janë të ngujuar në Fakultete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.