E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keni mbushur xhepat’: Rama braktis sallën kur flet Yuri Kim
Publik News

Keni mbushur xhepat’: Rama braktis sallën kur flet Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fjalën e saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh qartë se koha e atyre “që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë”, ka kaluar tashmë.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe po sjell rezultate. Ata që e kundërshtojnë këtë progres, duan ta kthejnë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjykatësit dhe prokurorët mund të bliheshin apo kërcënoheshin, në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk besonin te drejtësia”, tha ambasadorja.

Më tej, gjatë fjalës së saj, Yuri Kim ashpërsoi tonet: “Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj diplomatëve të huaj në eventin e organizuar për të shënuar 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i qeverisë u shpreh se diplomatët e huaj në Shqipëri kanë luksin ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, por pa përmendur askënd nga ambasadorët me emër.

“Kemi përballë dhe sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj. Madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave çka për mua nuk është hiç e këshillueshme lëre pastaj e imitueshme. Një fjalim përgëzues dhe linear mbetet në kufijtë e të pamundurës. Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu dhe këtij kurthi do t’i shmangem”, u shpreh kryeministri.

Rama braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”, tha Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.