E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Keni plane për nesër? Meteorologët: Ja çfarë pritet në bregdet dhe Llogara
Publik News

Keni plane për nesër? Meteorologët: Ja çfarë pritet në bregdet dhe Llogara

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e diel, kthjellimet parashikohen të pasohen nga dendësim i vranësirave. 

Reshjet lokale të shiut, nisin fillimisht në jug. Gradualisht, prej orëve të pasdites e të mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin, me intensitet të ulët. Në jug, kryesisht në mbrëmje do të marrin intensitet mesatar me shtrëngata lokale.

Ajo çka vlen më tepër të theksohet, është intensiteti që fiton era juglindore. Përgjatë gjithë zonës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ajo do të jetë hera herës e vrullshme.

Për të gjithë ju, që do t`ju duhet të udhëtoni përgjatë bregdetit të Jonit e në qafën e Llogarasë, në orët e pasdites e të mbrëmjes parashikohet stuhi ere.

Si pasojë, parashikohet det i trazuar, kryesisht përgjatë bregut të Jonit.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4ºC deri 13ºC
zonat e ulëta 9ºC deri 22ºC
bregdet 13ºC deri 22ºC

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.