E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KËRCËNIMI/I djegin makinen  pedagogut për herë të dytë
Lajme

KËRCËNIMI/I djegin makinen pedagogut për herë të dytë

I vihet flaka për herë të dytë/ KËRCËNIMI që kishte marrë pedagogu: Nëse blen makinë tjetër… (FOTO)

Një mjet i cili është i pedagogut Arben Haxhihyseni në Universitetin e Elbasanit është djegur gjatë natës qëllimisht. Ngjarja sipas bluve të qytetit rajonal ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”.

1524990367_pedagogu

Mjeti tip ‘Benz’ është djegur pjesërisht dhe ishte parkuar në rrugicën përpara banesës së pedagogut të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Haxhiymeri është njëkohesisht edhe bashkëshorti i Dekanes së Fakultetit të Shkencave Sociale. “BalkanWeb” raporton se kjo është makina e dytë qe i digjet në pak muaj, për arsye ende të panjohura.

Hera e parë ishte në gusht të vitit 2017 kur makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t’ia digjnin, raporton “reporttv”.

Njoftimi policisë

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti  ishte i  parkuar në rrugicë  para banesës së tij, ku  si pasojë e zjarrit mjeti  është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,  ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e  qëllimshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.