E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet me jetë gazetari
Publik News

Kërcënohet me jetë gazetari

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”, ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e sotme.

Hoxha tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe mesazhdërguesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së sotme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.

“Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion.

1233

Foto qe i ka mberritur ne telefon Artan Hoxhes

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.