E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet me jetë Irfan Hysenbelliu
Lajme

Kërcënohet me jetë Irfan Hysenbelliu

Botuesi i News24 dhe Panorama Group së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24. Ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes.

Avokatët e familjes Hysenbelliu do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News24 dhe Panorama Group, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.