E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënohet presidenti i FSHF Armand Duka, arrestohen 5 persona
Lajme

Kërcënohet presidenti i FSHF Armand Duka, arrestohen 5 persona

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rënë pre e një kërcënimi. Pesë persona, ku mes tyre edhe  presidenti i skuadrës së Iliriës së Fushë-Krujës, Nazmi Selmani, mësohet se kanë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj kreut të FSHF-së, mbrëmjen e djeshme.

Pas mbërritjes së mesazheve kërcënuese rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, autorët kanë shkuar më tej duke shkuar pranë banesës së Dukës rreth orës 22:30. Ky veprim ka detyruar numrin një të FSHF-së që të bëjë kallëzim pranë autoriteteve policore, të cilat kanë nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Në përfundim të hetimeve, Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të pesë shtetasve; Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, ky i fundit president i klubit të futbollit, Iliria.

Shkak për kërcënimin dyshohet se është bërë publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit, listë e cila duket se nuk ka kënaqur pritshmërinë e shtetasve në fjalë.

Njoftimi i policisë:

‘Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.