E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënoi me armë biznesmenin në Bulqizë, arrestohet
Publik News

Kërcënoi me armë biznesmenin në Bulqizë, arrestohet

 

Policia ditën e sotme ka arretuar Feruzan Shehun, i cili kërcënoi me armë biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor, Balla ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij kur është qëlluar me të paktën 5 plumba nga një person. Dushohet se Shehu i ka kërkuar Ballës një shumë prej 10 mijë euro, duke i thënë se nëse nuk i jep këto para do ta vrasë.

Biznesmeni Gëzim Balla njihet në zonë si sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Kohët e fundit firma në pronësi të tij kishte marrë një tender nga Bashkia e Bulqizës për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë, Fushë-Bulqizë – Kodra e Danit. Pikërisht ky tender dyshohet se është bërë shkak i konfliktit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.