Kërcënoi me armë një shtetase/ Në pranga 23-vjeçari
Policia e Burrelit ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari, I cili akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri një shtetase.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel.
Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13.07.2017 në bashkëpunim me shtetasin Xh.B, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri shtetasen F.T.
Për këtë shtetas me datë 17.07.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale “Kanosje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1 të Kodit Penal.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



