E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kërcënon” Kryemadhi: PD dhe PS i kanë bërë llogaritë gabim, LSI do të vendosë zgjedhjet e ardhshme
Publik News

“Kërcënon” Kryemadhi: PD dhe PS i kanë bërë llogaritë gabim, LSI do të vendosë zgjedhjet e ardhshme

107 mijë votat e LSI do të jenë vendimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale, apo të përgjithshme. Kjo është bindja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila paralajmëron dy partitë e mëdha të cilat sipas saj goditën LSI me qëllimin për ta dëmtuar.

Megjithë tentativat, tha Kryemadhi, dhe numrin e mandateve PD dhe PS nuk arritën do të eliminonin LSI-në dhe ajo u shpreh e sigurt se votat e partisë që drejton do të jenë vendimtare në zgjedhjet e ardhshme.

“LSI hyri në fushatën e 25 prillit pa asnjë lloj arme politike. Për t’i qëndruar besnike dhe deri në fund marrëveshjes së frontit opozitar që sot nuk ekziston më. Ai front opozitar që shërbeu për të majmur llogari bankare apo për të majmur xhepat e disa individëve. Por në fakt, gjëja kryesore ishte goditja frontale ndaj LSI për ta minimizuar dhe për ta nxjërrë jashtë loje. Por ajo që dua të theksoj është që i kanë bërë llogaritë gabim, pasi 107 mijë votat e LSI, janë 107 mijë vota të cilat do të vendosin balancat në të ardhmen qofshin këto zgjedhje të përgjithshme apo zgjedhje lokale? “, tha ajo

Por, kush i ka bërë llogaritë gabim?

“Të dyja palët. Edhe PD dhe PS. Të dyja palët i kanë bërë llogaritë gabim kur menduan se do të eliminonin LSI-në”, shprehet kryetarja e LSI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.