E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënon prindërit  me sopatë arrestohet 27-vjeçari
Publik News

Kërcënon prindërit me sopatë arrestohet 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has, ku një i ri ka kërcënuar me sëpatë prindërit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krumës, ku 27-vjeçari me iniciale S.H ka rrëmbyer sëpatë dhe i është vërsulur prindërve.

I riu është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë”, thotë policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Rastet e dhunës në familje, ku fëmijët kërcënojnë prindërit janë të shumta, ku ka pasur raste fatalitetesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.