E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari
Lajme

Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar bashkëshorten se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në Laç, ndërsa pas arrestimit personit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Burime per Panorama.al mesojne se i arrestuari është Arben Oroshi dhe akuzohet për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.

Njoftimi i policisë

Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një  armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” ,  “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.