Kërcet arma në Kamëz, një i plagosur
Një konflikt mes dy personave ka përshkallëzuar në të shtëna me armë zjarri në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka qëlluar në ajër.
Raportohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



