Kërcet arma në Lezhë, dyshohet për viktima
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Balldre të lezhës.
Nga mediat se disa të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Balldre të Lezhës.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka humbur jetën një person.
Viktima dyshohet se është shtetasi me iniciale D.Lekstakaj. Siç shihet nga pamjet, viktima është i shtrirë në dyert e një marketi në fshatin Balldren që është në aksin Lezhë-Shkodër.


Deri më tani ende nuk ka një version zyrtar nga uniformat blu në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet pë zbardhjen e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



