E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma  në Shkallnur të Durrësit, në konflikt përfshihet edhe një punonjës policie
Lajme

Kërcet arma në Shkallnur të Durrësit, në konflikt përfshihet edhe një punonjës policie

 

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen mes palëve dyshohet se është përfshirë edhe një punonjës policie. Burimet bëjnë me dije se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në hetim.

Po sipas të dhënave paraprake, Denis Tafili rezulton person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit, identifikimin e personave të përfshirë dhe verifikimin e përdorimit të armës së zjarrit.

Publik.al do të sjellë përditësime sapo të ketë informacione zyrtare nga autoritetet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.