Kërcet sherri në Shkodër, plagosen 2 adoleshentë
Disa të rinj në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme, janë përfshirë në një konflikt, ku dy prej tyre, të moshës 18 vjeç, kanë mbetur të lënduar.
Të rinjtë janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe po marrin kujdes mjekësor, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të Zadrales dhe shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.
Efektivët e policisë kanë identifikuar autorët e konfliktit dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



