Kërkesa e ISHSH për mbylljen e Ora News
Autoriteti i Mediave Audiovizive reagon pas kërkesës së Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor që sot kërkoi mbylljen e televizionit Ora News, duke thënë se nga ana e Autoritetit nuk ka asnjë vendim për ndërprerjen e sinjalit të këtij televizioni.
“…bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni”, thuhet në njoftimin e AMA-s. Më tej, Autoriteti thotë se ata vetëm i kanë vendosur paralajmërim televizionit kurse ISHSH ka vendosur dy gjobat nga 10 milionë lek.
Reagimet kundër kërkesës së ISHSH për mbylljen e televizionit inormativ Ora News kanë qenë të shumta gjatë gjithë ditës sot, duke e konsideruar vendimin një tentativë për goditur fjalën e lirë.
Njoftim për mediat i AMA-s:
Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.
Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.
Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.05.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.
Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.
Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



