E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa/ LSI-Arta Markut: Në ç’fazë janë hetimet për thirrjet anti-kushtetuese…
Lajme

Kërkesa/ LSI-Arta Markut: Në ç’fazë janë hetimet për thirrjet anti-kushtetuese…

LSI i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku informacion mbi një kërkesë padi që kjo forcë politike ka depozituar në organin e akuzës kundër Kryeministrit Edi Rama.

Më konkretisht, LSI i referohet padisë mbi thirrjet e Kreut të Qeverisë gjatë një mitingu në Kuçovë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ku ai i bëri thirrje punonjësve të policisë që të angazhohen në fushatë dhe të mbështesin PS-në.

LSI shprehet në padinë e saj se thirrjet e Ramës janë anti-kushtetuese, ndërsa i kërkon kryeprokurores një informacion mbi hetimin e çështjes. Padia është depozituar në organin e akuzës më 17 qershor 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.