E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa për burgosjen e Salianjit, reagimi  i fortë nga Lulzim Basha
Politikë

Kërkesa për burgosjen e Salianjit, reagimi i fortë nga Lulzim Basha

Ne nje postim ne rrjetet sociale pak minuta me pare, Basha e quan kete gjyq politik dhe akuzon kryeministrin Rama se “rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës”.

“Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, paralajmëron Basha.

Prokuroria kërkoi sot dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Për ish deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashin u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe shlyerje e dënimit me 3 vite shërbim prove.

POSTIMI I PLOTE

30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.