E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkimet për 20 vjeçarin që ra në “shpellën e Pëllumbasit”, misteri i… (FOTO)
Lajme

Kërkimet për 20 vjeçarin që ra në “shpellën e Pëllumbasit”, misteri i… (FOTO)

Ditën e djeshme dy të rinj përfunduan në këmbët e “Shpellës së Pëllumbasit” në Tiranë dhe me ndërhyrjen e policisë, fatmirësisht njëri prej tyre arriti të shpëtohej.

Këtë të dielë kanë rinisur kërkimet për 20 vjeçarin Xhorxho Seferi. Dyshimet janë se të riun mund ta ketë marrë me vete rrjedha e lumit në kanion. Deri më tani ka shpresa se i riu është shëndoshë por ende mbetet mister se ku ka përfunduar 20 vjeçari.

Fatmirësisht miku i tij Fabio Dukagjini arrit të shpëtohej. 21 vjeçari ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore dhe ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta për shkak të rrëzimit.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S./Gazeta Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.