Blloku 4 i lokalizuar në juglindje të vendit kufizohet nga kufiri shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Është një terren kodrinor-malor dhe maja më e lartë është ajo e Nemërçkës. Ky bllok është i vetmi ndër 13 që ishin në total për të cilin po finalizohet një marrëveshje.
Qeveria gjatë vitit 2014 dhe 2015 nxori disa herë për shprehje interesi blloqet e lira të naftës por në shumë pak raste pati interes duke bërë që rishpallja të bëhej një praktikë normale. Situata nuk u favorizua as nga çmimet e ulëta të naftës në bursë ku shumë prej kompanive u detyruar në atë kohë që të ulnin planet e tyre të investimit si dhe zgjerimin e aktivitetit në zona të reja.
Paralelisht me SHELL interes shfaqi edhe Navitas për një tjetër Bllok por që deir më tani nuk ka asnjë zhvillim.
Në janar të këtij viti kompania SHELL njoftoi nisjen e operacionit për pusin Shpiragu 4. Sipas të dhënave paraprake parashikohet që kostoja e këtij operacioni të shkojë të paktën 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditë dhe me një thellësi shpimi prej 6101 metra.
Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.
Shell prej vitesh ushtron aktivitetin e saj në kërkim sipas një sërë marrëveshjeve. Në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.
Ky program ka për qëllim të vlerësojë nafte dhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit



