E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë 42 vjeçari  nga Kruja
Lajme

Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë 42 vjeçari nga Kruja

Njoftimi

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:

– Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.