Kërkohej për mashtrim, 31-vjeçari në Tiranë kapet me armë dhe municion luftarak
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31 vjeçar pasi lëvizte me armë dhe municion luftarak.
I prangosur është Ervis Xheli, i cili ishte në kërkim për mashtrim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.
Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava”, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Xheli 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



