E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej për terrorizëm, arrestohet në Vlorë
Lajme

Kërkohej për terrorizëm, arrestohet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas kosovar i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste. Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari me iniciale F.D. ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.