E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohet konfiskimi i pasurive të Redjan Rrajës, edhe makina e Kejvina Kthjellës
Lajme

Kërkohet konfiskimi i pasurive të Redjan Rrajës, edhe makina e Kejvina Kthjellës

Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe “Audi-n” luksoz të Kejvina Kthjellës.

Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.  Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.