Kërkohet një stjuardesë për ‘Netfix’ me rrogë 385,000 $ për të udhëtuar nëpër botë
Netflix është në kërkim të një stjuardese, e cila do të paguhet deri në 312,000 £ (385,000 dollarë) për të udhëtuar nëpër botë.
Lajmi i punës u zbulua në faqen e internetit të Netflix, ku thuhej se Netflix Aviation është në kërkim të dikujt me ‘pasion për aviacionin dhe dëshirë për të punuar brenda një ekipi të ëndrrave’.
Në njoftimin e tyre thuhet se ekipi i aviacionit ndihmon Netflix të arrijë botën në mënyrë më efikase dhe efektive, në mënyrë që kompania të vazhdojë të krijojë gëzim në mbarë botën. Krahas përqafimit të kulturës së kompanisë, personi ideal për këtë rol do të jetë i pavarur dhe do të funksionojë me shumë vetë-motivim.
Stjuardeset do të duhet të sigurojnë një shërbim të qetë në avionin privat të Netflix, i cili supozohet se mund të transportojë disa fytyra të famshme si dhe drejtuesit e kompanisë atje ku duhet të jenë.
Detyrat e stjuardesave do të përfshijnë inspektimin e pajisjeve të urgjencës në kabinë para nisjes. Ata gjithashtu do të duhet të jenë në gjendje të ngrenë sende të rënda deri në 13.6 kg për mbarëvajtjen e udhëtimit.
E vetmja pengesë reale e rolit është se mund të pengojë jetën tuaj personale, pasi kandidati ideal duhet të jetë gjithashtu i gatshëm të punojë orë shtesë dhe në fundjava dhe festa. Qendra e avionit është San Jose, Kaliforni dhe kërkohet që stjuardesat të jenë të gatshme të udhëtojë brenda dhe përtej SHBA-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



