E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kërkojmë falje që u vonuam”
Publik News

“Kërkojmë falje që u vonuam”

 Vesa Luma dhe Big Basta publikojnë klipin e ri

Çifti i famshëm shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta kanë disa kohë që janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.

Por të dy janë mjaft aktivë në rrjete sociale, kryesisht Vesa që herë pas here publikon moment nga përditshmëria familjare. Por fansat e tyre duan të dinë se kur do t’i rikthehen muzikës.

Sot çifti i njohur ka dhënë përgjigjen për ndjekësi me anë të një “klipi” të shkurtër të xhiruar me celularin e tyre.

Ata kanë publikuar në rrjetin social “Instagram” një video ku reperi shihet teksa mban në shpinë bashkëshorten e tij dhe dëgjohet duke bërë tinguj ritmikë.

Ata shihen duke qeshur në videon gazmore dhe me këtë video kanë menduar të tregojnë për fansat se kanë ndërmend të rikthehen më projekte të reja muzikore.

https://www.instagram.com/p/Bk6_oKEjPi_/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=difd7x0wwlpo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.