KËRKON RIKTHIMIN NË DETYRË NGA KPA, ROVENA GASHI NË SEANCË: DUA NDIHMËSE MOTRËN TIME
Nis seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish prokuroren Rovena Gashi, e cila kërkon rikthimin në detyrë nga KPA, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra.
Ndërkaq, kryesuesja e trupës gjykuese është Albana Shtylla. Në seancë Rovena Gashi ka kërkuar të ketë ndihmëse motrën e saj, gjyqtare në gjykatën e Durrësit.
“Dua të insistohem në mbrojtje nga motra ime, Ema Gashi”, tha ish prokurorja. Ndërsa lidhur me kërkesën e saj, trupa gjykuese u shpreh se do të shqyrtohet.
Mia Rasing ishte vendosur që të ishte vëzhguese ndërkombëtare në seancën e KPA, por për arsye shëndetësore ajo nuk është e pranishme, ndërsa zëvendësohet nga Theo Jacobs. Ky i fundit nuk i dha të drejtë ish prokurores për t’u ndihmuar nga e motra.
Ndërsa trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e Gashit si dhe atë të vëzhguesit Jacobs.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



