E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkova shkarkimin dhe hetimin”, Rama tregon live, ja cili është zyrtari që largohet nga detyra
Lajme

Kërkova shkarkimin dhe hetimin”, Rama tregon live, ja cili është zyrtari që largohet nga detyra

Gjatë takimit me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani. Rama njoftoi live, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit. “Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama.

Ndërkohë Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur edhe raste të zvarritjes së kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ky është një moment i duhur për të ndezur llambën e kuqe dhe për t’i zgjidhur probleme të tilla.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”.

Një apel Rama bëri edhe për krerët e bashkive.
“Ka bashki qe nuk denjojnë të pergjigjen. Unë e kam thënë shumë herë por tani do të detyrohem të flas me emra. I ndajnë qytetarët në tanët dhe të atyre. Apeloj të gjithë kryetarët e bashkive të marrin masa t’i përgjigjen platformës mos thonë po sulmohemi politikisht. Do i nxjerrim me emër e mbiemër – u shpreh kryeministri ndërsa theksoi se si cdo ministër përgjigjet në këmbë për cdo kërkesë që vjen nga qytetarët këtë duhet të bëjë cdo kryetar bashkie.
Numri i përgjigjeve nga bashkitë është shumë zhgënjyes ndërsa nga ministritë 100%. Kur këtu ka përgjigje jashtë afati, këtu bëhet nami”, tha kryeministri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.