E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkuan lirinë në Gjykatën e Lartë, rrëzohet kërkesa e Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj
Lajme

Kërkuan lirinë në Gjykatën e Lartë, rrëzohet kërkesa e Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu

Kërkuan lirinë në Gjykatën e Lartë, rrëzohet

Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, të cilët kanë kërkuar lirinë.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, të cilët ndodhen në burg për koncesionin e Sterilizimit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ata kundërshtojnë vendimet që nuk kanë pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu.

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.

Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln Euro. Raportet e bëra ndër vite nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur alarmin se ky koncesion po i shkaktonte një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit pasi kostot kishin nisur të rriteshin me 20-30% më shumë nga ç’ishin parashikuar në kontratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.