E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkuan ndihmë me celular, pastaj rezultoi i fikur. ‘Zhduket’ çifti hungarez në Vlorë
Lajme

Kërkuan ndihmë me celular, pastaj rezultoi i fikur. ‘Zhduket’ çifti hungarez në Vlorë

Vijojne kerkimet per gjetjen e dy turisteve hungareze, nje cift i moshes  35 – 40 vjeç, qe i kerkuan ndihme policise permes telefonit, por me pas ai rezultoi i fikur. 

opolicia-vlore

“Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë”- njofton policia, duke shtuar se “Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas”.

NJOFTIMI 

Dje rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.