Këshilla e LaCivita/ Berisha: Është kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë!
Kryetari i PD Sali Berisha po mban në selinë blu konferencën për media të së hënës.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me uljen e toneve ndaj drejtësisë dhe nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita, Berisha u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të drejtësisë.
“LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, tha ai.
Rama u braktis nga qytetarët, mbeti vetëm vallja e “Lubisë” me aksesorë mijëra euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka ironizuar nisjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë një spektakël të luksit dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë.
Sipas Berishës, në hapjen e fushatës, kryeministri Edi Rama “u braktis nga qytetarët” dhe në qendër të vëmendjes mbeti “vallja e lubisë” – referencë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku – e cila, sipas tij, ishte e veshur me aksesorë që kapnin shifra të larta.
Statuset e Erion Veliajt u shkruan nga Rama. E pa që ai po fitonte terren dhe…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Edi Rama a ka qenë ai që ka shkruar statuset në rrjetet sociale në emër të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që tashmë është në qeli.
“Unë do të luftoj edhe për ata që janë në burg. Ata janë rreth 5 mijë por janë 1/3 e tyre pa asnjë akuzë. Pse kanë kryer krime nuk hesht unë për të drejtat e tyre sepse ndryshe të drejtat bëhen përshesh marrin fund.
Çfarë kam thënë unë për Veliajn, askush nuk ka thënë por të drejtat duhet ti respektojmë. Rama është për t’u ndëshkuar për statuset që ka bërë sepse e pa që po fitonte terren dhe… kështu tha nuk kam shkruar kurrë statuse. Redaktori ishte Rama”, tha ai.
Suel Çela po zbaton urdhrat e Edi Ramës ditë e natë, i kërkon të nxjerrë deputete…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ku shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.
Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.
“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila,” u shpreh Berisha para gazetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



