Këshilli Europian rekomandon hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë drejt BE-së. Xhaçka: Bëni kujdes, disa shtete…
Bashkimi Europian rekomandon lejimin e qytetarëve shqiptarë që të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të unionit.
KE
përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend.
Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:
Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të AmerikësPër këtë ka reaguar dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se ky rekomandim i njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Ministrja paralajmëron shqiptarët se disa prej vendeve të BE-së, kanë protokolle specifike pavarësisht rekomandimit të bërë nga Këshilli Europian ndaj duhet të lexojnë informacionet e çdo shteti në vazhdimësi.
“Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti” – shkruan Xhaçka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



