KËSHILLIMI KOMBËTAR / Pyetja 1: Pse po ikin të rinjtë nga vendi ?!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e parë të Këshillimit Kombëtar.
Pyetja ka të bëjë për qytetaret që ikin tre ose më shumë persona nga një familje kryesisht të rinj e të reja. Nëse duhet të largohen apo jo.
“Nuk mund të hyni në pyetësor më shumë se njëherë, prandaj në rast hyrjeje mos dilni pa lënë opinionin Tuaj”, thekson kryeministri per ata qe do e plotesojne online pyetesorin.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
🇦🇱KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 1
Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij duke klikuar si vijon
👉 https://keshillimikombetar.al/
🔴 KUJDES! Nuk mund të hyni në pyetësor më shumë se njëherë, prandaj në rast hyrjeje mos dilni pa lënë opinionin Tuaj
1 – Ka njerëz që thonë se shqiptarët po ikin nga vendi pasi këtu nuk kanë punë dhe nuk kanë asnjë shpresë për të ardhmen. Të tjerë thonë se korrupsioni dhe politikat e gabuara, mungesa e lirisë ekonomike, kolapsi në sistemin e drejtësise, situata politike e bëjnē të pamundur jetesën në këtë vend
1- Shteti shqiptar duhet të zhvillojë korrupsionin dhe praktikat e deritanishme te koncensioneve me PPP.
2- Duhet të paguash lekë për shërbimin më të parë apo duhet të ikësh nga sytë këmbët pasi ky vend nuk bëhet as nga kjo qeveri patronazhiste dhe as nga opozita bashoberishiste
3- E di fort mirē por nuk kam çfarë të bëj asgjë…
Sytki Spici
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



